ZYRTARE: Talenti 17 vjeçar nga Ferizaji prezantohet te Juventusi (FOTO)
Njëri ndër talentët më të mëdhenj që po i rritet Kosovës në Zvicër, Andi Zeqiri, është transferuar në Itali te Juventusi.
Sport
17 vjeçari me prejardhje nga Ferizaji, ka kaluar në formë huazimi nga Lausanne – Sport tek të rinjtë e Juventusit, për një edicion.
Zeqiri konsiderohet njëri ndër talentët më të mëdhenj që po rritet në Zvicër, ndërsa ka arritur të debutoi me Lausannen në ligën e dytë të Zvicrës që në moshën 16 vjeçare.
“Është nder të njoftojmë se sulmuesi i ri Andi Zeqiri është huazuar te Juventusi me të drejtë blerje në fund të edicionit. Klubi italian ka treguar dëshirë të madhe për të punuar me Andin”, shkruhet mes tjerash në komunikatën e FC Lausanne-Sport, përcjell Lajmi.net.
Andi do të jetë pjesë e ekipit U19 të Juventusit për sezonin 2016/17, dhe nëse bind do t’i bashkohet skuadrës më të madhe italiane.