ZYRTARE: Sulmuesi i njohur i bashkohet Gjilanit (FOTO)

Gjilani e ka prezantuar sot përforcimin e radhës. Klubi bardhekuq ka konfirmuar ardhjen e sulmuesit të Besës, Fatih Karahoda.

Sport

14/07/2017 19:25

Ai iu është bashkuar skuadrës në fazën përgatitore para sezonit të ri.

Lajmi është konfirmuar nga faqja e Gjilanit në Facebook, që pret shumë nga Karahoda këtë edicion.

 “Karahoda nënshkruan me Gjilanin!

Përforcimi i paralajmëruar më parë ka nënshkruar sot kontratë 1 vjeqare me Gjilanin dhe i është bashkuar ekipit në fazën përgaditore para-sezonale.

Bëhet fjalë pra, për sulmuesin e njohur kosovar Fatih Karahoda i cili ka zhvilluar karrierë në shumë skuadra të fuqishme kosovare duke grumbulluar shumë medalje e trofe ndër vite, ndër to së fundmi edhe këte vit Kupën e Kosovës me ekipin e Besës”, thuhet në njoftimin për shtyp.