ZYRTARE: Sevilla nënshkruan me Suso

Sevilla tani ka detyrim të paguajë rreth 24 milionë euro ndaj Milanit për Suso pas kualifikimit në Ligën e Kampionëve.

Sport

14/07/2020 08:40

Suso u bashkua me Sevillën si huazim në janar, me kushtin që marrëveshja të bëhej e përhershme nëse ata përfundojnë në katër pozitat e para.

Kjo tani është konfirmuar pasi Real Sociedad mundi Villarreal 2-1 dje në mbrëmje, transmeton lajmi.net.

26-vjeçari ka shënuar një gol dhe dy asistime në 18 paraqitje për skaudrën e Julen Lopetegui në gjysmë-sezon me ta.

Suso u transferua në Milano në janar 2015 për vetëm 1.3 milion euro pasi kontrata e tij me Liverpoolin kishte hyrë në gjashtë muajt e fundit.

Ai shënoi 24 herë dhe asistoi 36 herë në 153 ndeshjet e tij për kuqezinjtë, duke fituar një Superkupë. /Lajmi.net/