Zyrtare: Sensi huazohet te Sampdoria
Stefano Sensi do të vazhdojë sezonin larg Interit.
Sport
Mesfushori i Inter, Stefano Sensi edhe zyrtarisht ka kaluar te skuadra e Sampdoria, në formë huazimi, përcjell lajmi.net.
Lojtari kërkon hapësirë më të madhe në dispozicion dhe këtë nuk mund ta gjente tek Interi.
26 vjeçari ka bërë vetëm 12 paraqitje këtë sezon nën urdhrat e Simone Inzaghi dhe tani te Sampdoria pritet të ketë më shumë minuta.
Sensi ka startuar vetëm një herë në Serie A.
Në fillim të sezonit, italiani mungoi për shtatë ndeshje, si pasojë e një lëndimi. /Lajmi.net/