Zyrtare: Rustem Hoxha largohet nga Ballkani
Skuadra e Ballkanit nga Superliga e Kosovës ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se lojtari, Rustem Hoxha është larguar nga klubi. Kampioni i Suprligës këtë sezon ka ndërpre bashkëpunimin me mbrojtësin, shkruan Lajmi.net “Ballkani njofton se mbrojtësi Rustem Hoxha nuk është më pjesë e skuadrës sonë!. Pas përfundimit të kontratës , Hoxha dhe klubi ynë kan…
Sport
Skuadra e Ballkanit nga Superliga e Kosovës ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se lojtari, Rustem Hoxha është larguar nga klubi.
Kampioni i Suprligës këtë sezon ka ndërpre bashkëpunimin me mbrojtësin, shkruan Lajmi.net
“Ballkani njofton se mbrojtësi Rustem Hoxha nuk është më pjesë e skuadrës sonë!. Pas përfundimit të kontratës , Hoxha dhe klubi ynë kan vendosur që ta mbyllin bashkëpunimin”, shkruhet në njoftimin e klubit nga Suhaerka.
Supersport raporton se është arritur marrëveshja me Rustem Hoxhën. Ky i fundit është shpallur kampion me Teutën dhe dy herë me Ilir Dajën në Kosovë. Por Hoxha është larguar nga Ballkani dhe tani pritet që të zyrtarizohet te Dinamo.
Hoxha ishte transferuar te Ballkani gjatë vitit 2021 nga Teuta, dhe gjatë kësaj kohe me fanellën e klubit nga Suhaerka ai fitoi dy tituj të Superligës./Lajmi.net/