Zyrtare: Rusia sulmon tetë caqe në Siri (Video)
Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka konfirmuar se ushtria ruse ka sulmuar tetë caqe të Shtetit Islamik (ISIS), duke shmangur infrastrukturat civile gjatë operacionit.

Bota
“Sot, Forcat Ajrore të Rusisë kanë kryer tetë sulme në caqet e ISIS-it në Siri. Në tërësi janë kryer 20 fluturime”, tha Igor Konashenkov, zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, raporton në shqip Indeksonline.
Si rezultat i këtyre sulmeve janë goditur depo të armëve, të derivateve dhe të makinerisë ushtarake. Gjithashtu thuhet se qendrat e koordinimit të ISIS-it në male janë dëmtuar në tërësi.
