Zyrtare: Ronaldo është ndarë nga Irina

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo ka konfirmuar se është ndarë nga modelja ruse, Irina Shayk.

Sport

20/01/2015 15:04

Cristiano Ronaldo ka pranuar se i ka dhënë fund lidhjes me modelen ruse, Irina Shayk.

Nëpërmjet një deklarate me shkrim të publikuar nga agjencia e lajmeve “The Associated Press, Ronaldo ka konfirmuar ndarjen.

“Pas pesë viteve së bashku, lidhja ime me Irina Shayk ka përfunduar. Ne besojmë se është më së miri për ne të dy që të marrim këtë vendim”, thuhet në deklaratë.

Ronaldo ka thënë se nëpërmjet komunikatës dëshiron t’i jap fund spekulimeve rreth lidhjes së tyre dhe jetës së tij private.

Ronaldo gjatë javës së kaluar e fitoi Topin e Artë por Irina nuk ishte me të në gala mbrëmjen në Zurich.