ZYRTARE: Refuzon Milanin, Kabak kalon te Schalke

Milan ka humbur zyrtarisht garën për Ozak Kabak, pasi mbrojtësi i VfB Stuttgart ka nënshkruar për Schalke 04.

Sport

30/06/2019 16:19

‘Rossonerët’ ishin të përgatitur për të aktivizuar klauzolën e lirimit të turkut prej 15 milionë euro.

Megjithatë, Schalke njoftoi këtë pasdite se ata kanë blerë talentin 19-vjeçar, transmeton lajmi.net.

Ai gjithashtu ishte i lidhur me Bayern Munich dhe kaloi te Stuttgart në janar nga Galatasaray për 11 milionë euro.

Mbrojtësi Kabak dhuroi përformanca të jashtëzakonshme në gjysmë-sezon në Bundesligë dhe kësisoj zgjoi interesimin e disa skuadrave të mëdha. /Lajmi.net/