ZYRTARE: PSG kompleton huazimin e Sarabias dhe konfirmon nënshkrimin e Mendes

PSG në orët e hershme ka njoftuar me transferimin e talentit Nuno Mendes nga Sporting.

Sport

01/09/2021 08:16

“Parisienët” arritën ta fitojnë garën e Mendes, që Sporting vendosi ta shesë në momentet e fundit, transmeton lajmi.net.

“Portugezi Nuno Mendes i është bashkuar PSG-së në formë huazimi nga Sporting CP”, shkruhet në komunikatë.

Ndërkohë, në anën tjetër, Pablo Sarabia ka kaluar te gjiganti portugez.

“Pablo Sarabia është huazuar te Sporting deri më 30 qershor 2022”, shkroi klubi francez.

Ndërkohë, ky afat veror tashmë është mbyllur zyrtarisht./Lajmi.net/