Zyrtare: Prishtina transferoi Muhamed Useinin

Skuadra e Prishtinës e ka transferuar edhe një lojtar tjetër gjatë ditës së sotme.

Sport

03/07/2022 11:55

Bëhet fjalë për Muhamed Usenin e Gjilanit, i cili la mbresa me paraqitjet e tij në sezonet e fundit.

Futbollisti nënshkroi kontratë dyvjeçare me “bardhekaltrit”, transmeton lajmi.net.

Useini më herët ka luajtur për skuadra si: Shkëndija, Rabotniçki, Flamurtari dhe Renova. /Lajmi.net/