Zyrtare: Portugalia shkarkon Fernando Santos
Fernando Santos nuk do jetë më në krye të kombëtares së Portugalisë. Gjatë ditës së sotme u spekulua që Santos do largohet nga stoli i kombëtares, por një gjë e tillë tashmë është konfirmuar. Lajmin e kanë bërë zyrtare vetë faqja, me anë të një postimi, transmeton lajmi.net. “FPF e falënderon Fernando Santos dhe stafin…

Sport
Fernando Santos nuk do jetë më në krye të kombëtares së Portugalisë.
Gjatë ditës së sotme u spekulua që Santos do largohet nga stoli i kombëtares, por një gjë e tillë tashmë është konfirmuar.
Lajmin e kanë bërë zyrtare vetë faqja, me anë të një postimi, transmeton lajmi.net.
“FPF e falënderon Fernando Santos dhe stafin e tij për punën e bërë përgjatë tetë viteve unike dhe beson se ky falënderim bëhet edhe në emër të popullit portugez. Bordi i FPF do të fillojë tani procesin për të zgjedhur trajnerin e ri të kombëtares”, shkruhej në kominukatë.
Fernando Santos erdhi në krye të Portugalisë para tetë viteve, duke udhëhequr atë djret suksesit në Kampionatin Evropian Euro 2016 dhe në edicionin inaugurues të Ligës së Kombeve në vitin 2019./Lajmi.net/