ZYRTARE: Portieri i ri fillon testet mjekësore në Juventus
Juventus është afër blerjes së parë për sezonin e ri.

Sport
Mattia Perin ka mbërritur në J Medical për të filluar testet mjekësore në Juventus.
Portieri i Genoas pritet të jetë përforcimi i parë zyrtar i “Bianconerëve”, gjatë këtij afati kalimtar të verës.
Perin ka mbërritur në klinikën e klubit kampion nga Serie A, përcjell “lajmi.net”.
Ai pritet të nënshkruajë me Juventusin në marrëveshje me vlerë prej rreth 14 milionë euro. /Lajmi.net/