ZYRTARE: Pedri fiton “Kopa Trophy”

Talenti i Barcelonës, Pedri ka fituar çmimin e "Kopa Trophy".

Sport

29/11/2021 20:51

Në ceremoninë e Topit të Artë, është dhënë çmimi për “Kopa Trophy”, që i ipet futbollistit me të talentuar nën moshën 21-vjeçare, shkruan lajmi.net.

Mes shumë yjeve, Pedri e fitoi këtë çmim falë paraqitjeve të shkëlqyera me Barcelonën dhe Kombëtaren e Spanjës.

Yjet si Nuno Mendes, Mason Greenëood, Bukayo Saka, Florian Wirtz  dhe Jamal Muisela ishin kandidatë, por talenti i Barcelonës doli fitues.

Çmimin ia dha ish fituesi i Topit të Artë, Fabio Canavaro./Lajmi.net/