Zyrtare: Mirlind Daku e Arbnor Muja ftohet nga Kombëtarja e Shqipërisë

Përzgjedhësi i Kombëtares së Shqipërisë, braziliani Sylvinho e ka publikuar listën për dy ndeshjet e muajit shtator ndaj Çekisë dhe Polonisë. Futbollistët nga Kosova, Mirlind Daku (Rubin Kazan) dhe Arbnor Muja (Royal Antverp) janë ftuar për herë të parë nga Sylvinho. Ata më parë ka qenë pjesë e Përfaqësueses së Kosovës ku janë aktivizuar në…

Sport

01/09/2023 12:31

Përzgjedhësi i Kombëtares së Shqipërisë, braziliani Sylvinho e ka publikuar listën për dy ndeshjet e muajit shtator ndaj Çekisë dhe Polonisë.

Futbollistët nga Kosova, Mirlind Daku (Rubin Kazan) dhe Arbnor Muja (Royal Antverp) janë ftuar për herë të parë nga Sylvinho.

Ata më parë ka qenë pjesë e Përfaqësueses së Kosovës ku janë aktivizuar në ndeshjet miqësore.

Në mesfushë ka ndërkohë dy rikthime të rëndësishme me Klaus Gjasulën dhe Odise Roshin që janë ftuar për dy sfidat e shtatorit, ndërkohë që edhe në mbrojtje ka një tjetër emër që vjen pas një mungese, ai i Arlind Ajetit.

Duku dhe Muja janë risitë e vetme të Sylvinhos për këto ndeshje eliminatore për Kampionatin Evropian “Gjermani 2024”.

Shqipëria do të luajë në transfertë ndaj Republikës Çeke më 7 shtator dhe tre ditë më pas, më 10 shtator, do të presë Poloninë në stadiumin “Air Albania”.