Zyrtare: Milner në Liverpool

James Milner do të transferohet në Liverpool nga Manchester City, ka njoftuar klubi nga Anfield.

Sport

04/06/2015 10:55

Liverpool ka arritur marrëveshje për transferimin e mesfushorit James Milner nga Manchester City.

29-vjeçari është futbollist i lirë pas skadimit të kontratës me Citizens, dhe do të transferohet në Anfield më 1 korrik, nëse i kalon me sukses testet mjekësore.

Lajmi është konfirmuar nga Liverpool, që ka fituar garën për transferimin e Milnerit, futbollist i kërkuar edhe nga shumë klube tjera.