ZYRTARE: Milan nënshkruan me Kjaer

AC Milan ka njoftuar se ka ushtruar të drejtën e blerjes për Simon Kjaer.

Sport

15/07/2020 11:20

“AC Milan njofton se ka ushtruar opsionin për blerjen përfundimtare të Simon Kjær nga Sevilla FC”.

”Futbollisti danez ka nënshkruar një kontratë me klubin AC Milan deri më 30 qershor 2022″, thuhet në njoftimin për shtyp të klubit italian, transmeton lajmi.net.

Mbrojtësi danez luajti për një pjesë të sezonit te Milan si i huazuar nga klubi i La Liga, por falë përformancave bindëse ka bindur drejtuesit e Rossonerëve që ta ushtrojnë të drejtën e blerjes së tij prej 3.5 milionë funteve. /Lajmi.net/