ZYRTARE: Milan nënshkruan me Ante Rebic

Skuadra e Milan ka zyrtarizuar transferimin e Ante Rebic.

Sport

02/09/2019 18:27

Milan ka kryer një prej transferimeve më të mira të skuadrës në këtë afat kalimtar, duke siguruar nënshkrimin e kroatit Rebic, raporton lajmi.net.

Kroati do t’i bashkohet ‘Rosonerit’ në formë huazimi për dy vite, me mundësi blerjeje.

Rebic ka kaluar tek Milan vetëm në orët e fundit të afatit kalimtar, në një marrëveshje që përfshiu edhe portugezin Andre Silva.

Silva pati disa probleme me testet mjekësore duke ngjallur një frikë dështimi të marrëveshjes, por në fund gjithçka shkoi sipas planeve. /Lajmi.net/