ZYRTARE: Milan emëron trajnerin e ri

Milan është bërë me trajner të ri.

Sport

19/06/2019 19:46

Skuadra nga ‘San Siro’ ka zyrtarizuar si trajner Marco Giampaolo, i cili sezonin e fundit drejtoi Sampdorian.

Në faqen zyrtare të klubit, thuhet se marrëveshja me Giampaolo do të hy në fuqi nga 1 korriku.

“Milan njofton emërimin e Marco Giampaolo si trajner të ekipit të parë nga 1 korriku 2019”, thuhet në njoftim, përcjell ‘lajmi.net’.

Trajneri 51 vjeçar ka nënshkruar me Milanin kontratë dy vjeçare, me kontratë vazhdimi edhe për një vit./Lajmi.net/