Zyrtare: Mevlan Zeka largohet nga Ballkani

Ballkani është përshëndetur edhe me një tjetër lojtar.

Sport

20/06/2022 20:24

Kampionët në fuqi po ndryshojnë përbërje. Në radhë është edhe një largim.

Klubi suharekas ka njoftuar se Mevlan Zeka është larguar nga klubi, përcjell lajmi.net.

Zeka ishte pjesë e Ballkanit për dy vite, ku edhe fitoi titullin e kampionit në Superligën e Kosovës.

Shkëputja e kontratës është bërë me marrëveshje të dyanshme.

Më poshtë lajmi.net jua përcjell njoftimin e Ballkanit. /Lajmi.net/