ZYRTARE: Messi fiton Topin e Artë për herë të gjashtë – i jep kuptim çmimit për më të mirin në botë

Lionel Messi ka fituar Topin e Artë 2019, të ndarë nga ‘France Football’.

Sport

02/12/2019 21:31

Ashtu edhe siç është pritur, ylli i Barcelonës dhe kombëtares së Argjentinës, Lionel Messi ka fituar Topin e Artë për vitin 2019, shkruan lajmi.net.

Në konkurrencë me Virgil Van Dijk, Messi numëroi më shumë vota sesa holandezi, për të fituar kështu për të gjashtë herë çmimin më prestigjioz individual.

Performancat e Lionel Messi u shpërblyen me Topin e Artë, që tashmë do të shërbej si motiv shtesë për synimet e lojtarit me skuadrën.

Messi pati paraqitje spektakolare në aspektin individual, duke regjistruar:

Paraqitje: 34

Gola: 36

Asistime: 10

Gjuajtje për ndeshje: 4.8

Pasime kyçe për ndeshje: 2.3

Driblime për ndeshje: 4.2

Messi tashmë e ka kaluar Cristiano Ronaldon në numrin e Topave të Artë të fituar, duke shkuar në gjashtë, me një më shumë sesa portugezi. /Lajmi.net/