Zyrtare: Marina Granovskaia largohet nga Chelsea, Boehly merr rolin e drejtorit sportiv

Marina Granovskaia do të largohet nga Chelsea.

Sport

22/06/2022 11:19

Që nga koha kur Roman Abramovichit iu vendosen sanksione, Granovskaia pritej të largohej nga Chelsea.

Njoftimi i fundit nga klubi bën të ditur se ajo do të lë ‘Stamford Bridge’, përcjell lajmi.net.

Pozitën e saj do ta marrë shefi i klubit, Todd Boehly, i cili do të bëjë edhe rolin e drejtorit sportiv.

Kështu do të vazhdohet deri në pikën kur klubi gjen një zëvendësues të përhershëm për Marina Granovskaia.

“Ajo do të jetë në dispozicion për kohëzgjatjen e merkatos, në masën që kërkohet për të mbështetur tranzicionin”, thuhet mes tjerash në komunikatë. /Lajmi.net/