ZYRTARE: Marchisio largohet nga Juventus

Claudio Marchisio nuk është më futbollist i Juventusit.

Sport

17/08/2018 10:05

Claudio Marchisio ka shkëputur kontratën e tij me Juventusin.

Skuadra kampione nga Serie A ka konfirmuar lajmin nëpërmjet një komunikate të shkurtër të publikuar në uebfaqen zyrtare të klubit.

“Faleminderit për të gjitha, Claudio. Mbyllet sot aventura e Claudio Marchisios në Juventus, pas shkëputjes me vendim të përbashkët të kontratës”, thuhet në njoftimin e Juventus. /Lajmi.net/