Zyrtare: Luka Jovic rikthehet të Eintracht Frankfurt

Einchrat Frankfurt ka konfirmuar huazimin e sulmuesit të Real Madridit, Luka Jovic.

Sport

14/01/2021 15:05

Jovic kaloi të Reali në vitin 2019 për 63 milionë euro, por dështoi të gjejë vend në formacionin e Zidanes duke bërë paraqitje të dobëta, përcjellë lajmi.net.

Mirëpo, serbi tani është rikthyer të skuadra e vjetër në formë huazimi deri në fund të sezonit.

Gjysmën e pagës së lojtarit do ta paguajë klubi gjerman dhe gjysmën tjetër “Los Blancos”.

Në marrëveshjen e arritur nuk thuhet se ka mundësi të blerjes./Lajmi.net/