ZYRTARE: Luca Pellegrini lë Juventusin, kalon te Genoa

Genoa ka shtuar edhe një përforcim.

Sport

26/09/2020 11:01

Anësori italian, Luca Pellegrini, ka vendosur të largohet nga skuadra e Juventus për një tjetër aventurë, përcjell lajmi.net.

Faqja zyrtare e ‘Zonjës së vjetër’ bën të ditur se Pellegrini do të luajë këtë edicion si i huazuar te Genoa.

Pasi kaloi vitin e kaluar si i huazuar te Cagliari, anësori i lindur në vitin 1999 shkon tashmë në një tjetër huazim.

Mbetet të shihet se si do të jenë paraqitjet e Pellegrini me Genoa. /Lajmi.net/