Zyrtare- Liburn Aliu, drejtori i ri i Portit të Durrësit

Liburn Aliu është zyrtarisht Drejtori i ri i Portit të Durrësit. Ministrja e Arsimit në Shqipëri, Mirela Kumbaro Furxhi, ka konfirmuar emërimin e Liburn Aliut në krye të Portit të Durrësit, nga Belinda Balluku. Ajo ka thënë se ky është lajm shumë i bukur. “Përherë e kemi thënë se Durrësi është porta e përbashkët drejt…

Lajme

27/10/2025 14:02

Liburn Aliu është zyrtarisht Drejtori i ri i Portit të Durrësit.

Ministrja e Arsimit në Shqipëri, Mirela Kumbaro Furxhi, ka konfirmuar emërimin e Liburn Aliut në krye të Portit të Durrësit, nga Belinda Balluku.

Ajo ka thënë se ky është lajm shumë i bukur.

“Përherë e kemi thënë se Durrësi është porta e përbashkët drejt Adriatikut si për Shqipërinë dhe Kosovën, prandaj nuk mund të kishte zgjedhje më të mirë për ta mishëruar këtë vizion e ndjesi, se sa Liburni, një atdhetar dhe funksionar i sprovuar publik, me të cilin si ish-Ministre e Mjedisit kam pasur marrëdhënie të shkëlqyera bashkëpunimi gjatë kohës kur edhe ai drejtonte sektorët e mjedisit dhe planifikimit hapësinor si Ministër në Kosovë”, ka shkruar ajo.

Ndryshe Liburn Aliu kishte dhënë dorëheqje nga posti i ministrit të Infrastrukturës në qeverinë Kurti, dhe kjo ministri mbeti nën drejtimin e Hysen Durmishit.

Aliu që ishte miku i afërt i Albin Kurtit dhe një nga themeluesit e VV-së së fundi u largua thuajse krejtësisht nga kjo parti. Ai mungonte edhe në mbledhjet kyçe të partisë e nuk u shfaq thuajse më kurrë afër Kurtit dhe të tjerëve./Lajmi.net/