Zyrtare: Kuzmanovic transferohet te Baseli
Mesfushori i Interit, Zdravko Kuzmanovick është transferuar në mënyrë zyrtare te skuadra zvicerane, Basel.

Sport
Mesfushori i Interit, Kuzmanovic është transferuar te skuadra e Baselit.
“Synimi im ka qenë çdo herë që të rikthehem te Baseli një ditë”, tha lojtari.
“Unë jam i lumtur që negociatat kanë përfunduar me sukses. Jam ambicioz dhe dua të jap kontribut për sukseset e mëtutjeshme me këtë skuadër”, përfundoi mesfushori serb.