Zyrtare: Klubi i Serie A i vazhdon kontratën trajnerit

Monza ka konfirmuar se trajneri Raffaele Palladino ka nënshkruar një zgjatje të kontratës edhe për një vit tjetër, e cila do të zgjasë deri në fund të sezonit 2023-24. Klubi e konfirmoi lajmin përmes një njoftimi për shtyp në faqen e zyrtare, njoftojnë mediat italiane, përcjell lajmi.net. “Në sezonin e tij të parë në Serie…

Sport

02/06/2023 14:51

Monza ka konfirmuar se trajneri Raffaele Palladino ka nënshkruar një zgjatje të kontratës edhe për një vit tjetër, e cila do të zgjasë deri në fund të sezonit 2023-24.

Klubi e konfirmoi lajmin përmes një njoftimi për shtyp në faqen e zyrtare, njoftojnë mediat italiane, përcjell lajmi.net.

“Në sezonin e tij të parë në Serie A Palladino udhëhoqi Brianzas në një kampionat të jashtëzakonshëm, duke siguruar siguri me gjashtë ndeshje të mbetura. Fat i mirë Raffaele dhe gjithë stafit të tij për sezonin e ri” – thuhet ndër tjerash në njoftimin e klubit.

Palladino dhe Monza kanë impresionuar në sezonin e tyre debutues në ligën italiane, duke shmangur lehtësisht çdo lloj rënieje nga kategoria.

Aktualisht në vendin e 10-të në renditjen tabelore, Biancorossi kanë një ndeshje të fundit të ligës me Atalantën e Gian Piero Gasperinit përpara se sezoni të mbyllet dhe matematikisht mund të përfundojë deri në vendin e tetë nëse rezultatet diku tjetër shkojnë në fundjavën e fundit./Lajmi.net/