Zyrtare: Kjo është logoja e partisë së re të të larguarve nga Vetëvendosje
Deputetët e larguar nga Lëvizja Vetëvendosje kanë bërë publike logon e partisë së tyre të re.

Lajme
Ata ditë më parë kanë arritur marrëveshje për emrin me Partinë Socialdemokrate, që dikur udhëhiqej nga Kaqusha Jashari.
Sipas asaj marrëveshje, kryetari i ri i kësaj partie do të jetë nga radhët e tyre.
Por, përveç ndryshimit të kryetarit të partisë, ata kanë vendosur që ta ndryshojnë edhe logon e kësaj partie.
Dardan Molliqaj, deputet nga radhët “Grupi i Deputetëve të Pavarur”, ka postuar në rrjetin social Facebook, një fotografi që do të jetë logoja e Partisë Socialdemokrate të Kosovës.
