ZYRTARE: KB Peja prezanton trajnerin e ri

Lajmi që KB Peja është rikthyer në basketbollin kosovar ka marrë duartrokitje të shumta nga të gjitha anët.

Sport

11/09/2019 18:23

Pejanët kanë marrë në duar riorganizimin e skuadrës dhe fillimisht kanë prezentuar trajnerin e ri i cili do të jetë Jeronimo Sarin.

”KB Peja njofton se ka arritur marrveshje me trajnerin kroat, Jeronimo Sarin, për sezonen 2019/20. Trajneri i cili ka një provoj si trajner nga viti 2006, perveç ekipeve kroate, ka stervitur edhe ekipet KB Prishtina, KB Bashkimi dhe Vllaznia nga Shkodra”.

”Së bashku me Jeronimo Sarin, klubi ka filluar te kompletoj ekipen e sezones se ardhshme dhe trajneri pritet ti bashkohet ekipes shumë shpejt për t’i filluar stervitjet”, thuhet në njoftimin e KB Pejës. /Lajmi.net/