ZYRTARE: Juventus – Napoli do të zhvillohet sonte

Federata Italiane e Futbollit ka hequr çdo dyshim sa i përket ndeshjes së shumëpërforlur mes Juventusit dhe Napolit.

Sport

04/10/2020 16:19

Legie Serie A përmes një komunikate ka detajuar gjithçka, duke konfirmuar se sfida e parashikuar të zhvillohet sonte, do të vazhdojë po me të njëjtin orar.

Dy lojtarë të napolitanëve dolën pozitiv me COVID-19, duke shtyrë institutin shëndetësorë të Campania (ASL) të ndalojë udhëtimin e skuadrës, dhe të rekomandojë izolimin e lojtarëve.

Kjo çoi në dyshimin nëse takimi do të zhvillohet, megjithatë rregullorja thotë se duhet së paku 10 lojtarë pozitiv që ndeshja të shtyhet.

Kësisoj, derbi i kësaj xhiro në ligën italiane do të luhet sonte nga ora 20:45. /Lajmi.net/