ZYRTARE: Juventus me komunikatë për Buffonin
Juventus ka përgënjeshtruar intervistën e portierit Gianluigi Buffon për të përditshmen sportive italiane “Gazzetta dello Sport”.

Sport
Juventus ka mohuar se kapiteni Gianluigi Buffon ka deklaruar se: “Fakti se fitojmë në Itali është se të tjerët dorëzohen”, pas ndeshjes kundër Napolit.
“Bianconerët” kanë publikuar një komunikatë duke mohuar intervistën e Buffon për të përditshmen sportive italiane “Gazzetta dello Sport”, përcjell “Lajmi.net”.
“Pas hetimeve të brendshme duam të njoftojmë se intervista e publikuar nga Gazzetta dello Sport me Buffon është e rreme dhe ka të vetmin qëllim për ta destabizilizuar klubin dhe tifozët e tij”, shkruan në komunikatë.