ZYRTARE: Ismet Munishi bëhet trajner i skuadrës së njohur
Ismet Munishi është trajner i ri i Vëllaznimit nga Gjakova.

Sport
Ish trajneri i Dritës, Hajvalisë e Llamkos Kosovës, ka marrë drejtimin e Vëllaznimit të Gjakovës, skuadër kjo që këtë edicion është inkuadruar në Superligën e Kosovës.Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar kryetari i klubit gjakovar, Shkëlzen Gashi.
“Mund të ju konfirmoj se Ismet Munishi është trajner i ri i Vëllaznimit”, ka deklaruar Gashi.
Besoj që ai është i duhuri për ekipin nga Gjakova. Skuadra është në Superligë dhe patjetër që jemi duke u interesuar edhe për futbollistë të rinj. Kemi qenë në kontakte me pesë trajnerë, dy nga ta prej Gjermanie. Por me njërin nga ta do të ketë një marrëveshje tjetër” ka shtuar ai.