Zyrtare: Hazard, edhe pesë vjet e gjysmë në Chelsea

Eden Hazard ka vazhduar kontratën me Chelsean. Ylli belg konfirmoi se e ardhmja e tij qëndron në Stamford Bridge.

Sport

12/02/2015 13:30

Eden Hazard ka nënshkruar kontratë të re për pesë vjet e gjysmë me Chelsean.

24-vjeçari ka konfirmuar se e ardhmja e tij qëndron në Stamford Bridge.

“Prej kur kam ardhur këtu më 2012, gjithmonë jam ndjerë mirë dhe klubi më ka mbështetur vazhdimisht. Menaxheri më ka ndihmuar shumë, tifozët kanë qenë fantastik dhe kam bashkëpunim të mrekullueshëm me bashkëlojtarët”, deklaroi Hazard.

“Ai tashmë është futbollist i nivelit të lartë dhe zhvillimi i tij ka qenë fantastik. Ai është ende i ri dhe mund të bëhet më i miri”, shtoi menaxheri i Chelseas, Jose Mourinho.

Hazard erdhi në Chelsea nga Lille më 2012 për 32 milionë funte.