Zyrtare: Gjilani transferon Besart Krivanjevan
SC Gjilani ka bërë një lëvizje tjetër në merkato.

Sport
Skuadra e Gjilanit ka përforcuar repartin e mbrojtjes me 26 vjeçarin, Besart Krivanjeva, përcejll lajmi.net.
Qendërmbrojtësi transferohet nga Kategoria Superiore, ku luante me skuadrën Egnatia.
Ai gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe në kampionatin e Maqedonisë së Veriut.
Lajmin për transferimin e Krivanjevës e ka konfirmuar faqja zyrtare e Gjilanit. /Lajmi.net/