Zyrtare: FSHF rinovon kontratat e Silvinjos, Zabaletas dhe Dorival – synimi kualifikimi në Botëror
Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka konfirmuar rinovimin e kontratave të trajnerit Silvinjo dhe të zëvendëstrajnerëve Zabaleta dhe Dorival deri në korrik 2026. Vendimi pasqyron besimin e plotë të FSHF-së në stafin aktual dhe filozofinë e punës së ndërtuar ndër vite, me qëllim kryesor kualifikimin historik të Shqipërisë në fazën finale të Kupës së Botës,…
Sport
Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka konfirmuar rinovimin e kontratave të trajnerit Silvinjo dhe të zëvendëstrajnerëve Zabaleta dhe Dorival deri në korrik 2026.
Vendimi pasqyron besimin e plotë të FSHF-së në stafin aktual dhe filozofinë e punës së ndërtuar ndër vite, me qëllim kryesor kualifikimin historik të Shqipërisë në fazën finale të Kupës së Botës, transmeton lajmi.net.
Sipas FSHF-së, rinovimi është një mesazh i qartë për stabilitet, vazhdimësi dhe ambicie të larta, duke synuar konsolidimin e rezultateve pozitive të kombëtares dhe ndërtimin e një platforme të qëndrueshme për suksesin ndërkombëtar.
Njoftimi i plotë:
Konfirmojmë vazhdimësinë e projektit teknik që ka sjellë rezultate historike 

Trajneri Silvinjo, zëvendëstrajnerët Zabaleta dhe Dorival kanë rinovuar kontratat me Federatën e Futbollit 
deri në korrik 2026 me synim objektivin madhor kualifikimin për herë të parë në histori të Shqipërisë në fazën finale të Kupës së Botës 
.
Vendimi për rinovimin e kontratës reflekton besimin e plotë të FSHF-së në stafin aktual, filozofinë e punës së ndërtuar ndër vite
dhe angazhimin për stabilitet, vazhdimësi dhe ambicie të larta./lajmi.net/