Zyrtare: Florenzi transferohet në mënyrë të përhershme te Milani
Alessandro Florenzi është transferuar në mënyrë permanente te Milani.

Sport
Njoftimin e bëri të ditur vetë klubi, përmes një shkrimi në rrjetet sociale, transmeton lajmi.net.
Lojtari luajti si i huazuar këtë sezon në “San Siro” dhe performancat e tij bindën tej mase te drejtuesit.
Italiani nënshkroi kontratë trivjeçare që e mban atë në skuadër deri në vitin 2025. /Lajmi.net/