ZYRTARE: Finalja e Ligës së Kampionëve luhet në stadiumin e njohur (FOTO)
UEFA ka zyrtarizuar stadiumin për finalen e vitit 2019 në Ligën e Kampionëve.
Sport
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka zgjedhur stadiumin ku do të luhet finalja e madhe e edicionit 2018/19 të Ligës së Kampionëve.
Ajo do të zhvillohet në stadiumin e Atletico Madridit, “Wanda Metropolitano”, përcjellë “Lajmi.net”.
Kjo është hera e tetë që finalja e Championsit zhvillohet në Spanjë.
Stadiumi i Atleticos ka kapacitet prej 68 mijë ulëseve.
Finalja e Ligës së Evropës për vitin 2019 do të luhet në Baku, ndërsa ajo e Superkupës së Evropës në stadiumin e Besiktasit. /Lajmi.net/