Zyrtare: Feronikeli ’74 mbetet pa trajner, largohet Begolli

Granit Begolli është larguar nga posti i kryetrajnerit te skuadra e Feronikelit ’74. Begolli ka njoftuar vetë për largimin nga “Industrialistët” me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, shkruan lajmi.net. Ai ka bërë të ditur se largimi nga Feronikeli ’74 ishte vendim i tij, anise klubi i ka ofruar mundësinë e…

Sport

13/06/2023 13:23

Granit Begolli është larguar nga posti i kryetrajnerit te skuadra e Feronikelit ’74.

Begolli ka njoftuar vetë për largimin nga “Industrialistët” me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, shkruan lajmi.net.

Ai ka bërë të ditur se largimi nga Feronikeli ’74 ishte vendim i tij, anise klubi i ka ofruar mundësinë e vazhdimit edhe në Superligën e Kosovës.

“Dua t’iu njoftoj që nga sot nuk do të jem pjesë e Feronikelit 74′. Unë kam vendosur që të largohem nga klubi pavarësisht se klubi më ofroi  mundsinë që unë ta drejtojë skuadrën në Superligë. Falenderoj Kryetarin e Komunës, z.Ramiz Lladrovcin për përkrahjen gjatë gjithë sezonit, presidentin Erlind Krasniqi për mundësinë që unë të drejtojë klubin drejt Superligës, ku së bashku arritëm objektivin pas një sezoni me shumë vështirësi”.

“Faleminderit poashtu tifozëve për përkrahjen gjatë gjithë sezonit. Falenderoj stafin për punën e madhe dhe të gjithë njerëzit tjerë që punuan në klub. Falenderoj kapitenin Lapidar Lladrovci dhe te gjithë futbollistët për super sezonen që kalum së bashku” – shkroi Begolli në postimin e tij./Lajmi.net/