Zyrtare: Ferizaj rikthen në skuadër Albion Kurtajn

Sulmuesi Albion Kurtaj është rikthyer sërish te skuadra e Ferizajt në Ligën e Parë. Ferizaj ka njoftuar zyrtarisht transferimin e Kurtajt me anë të një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook, shkruan lajmi.net. Kurtaj u transferua te Ferizaj nga Prishtina. “Më në fund, FC Ferizaj dhe sulmuesi shpërthyes Albion Kurtaj bashkojnë forcat, për një pranverë…

Sport

26/12/2023 17:16

Sulmuesi Albion Kurtaj është rikthyer sërish te skuadra e Ferizajt në Ligën e Parë.

Ferizaj ka njoftuar zyrtarisht transferimin e Kurtajt me anë të një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook, shkruan lajmi.net.

Kurtaj u transferua te Ferizaj nga Prishtina.

“Më në fund, FC Ferizaj dhe sulmuesi shpërthyes Albion Kurtaj bashkojnë forcat, për një pranverë sa më të nxehtë dhe shpërthyese. Kurtaj ishte pjesë e jona edhe para dy sezoneve kur ne u inkuadruam nga Liga e Parë në Superligë”.

“Së fundmi ai ishte pjesë e Prishtinës, ku u transferua nga Llapi. Kurtaj asnjëherë nuk u largua njëmend nga Ferizaj. Ai vetëm rrugëtoi në disa ekipe, por zemra e tij ka rrahur çdo herë për FC Ferizaj”.

“Me Kurtajn dhe Kiqinën ne po ndërtojmë një ofanzivë të frikshme. Para vetës e kemi një mision, Superligën” – thuhet në njoftimin e klubit ferizajas./Lajmi.net/