ZYRTARE: Edhe Hamdi Namani i bashkohet FC Dritës

Pas Ilir Blakçorit, skuadra e Dritës ka arritur marrëveshje edhe me kapitenin e KF Llapit, Hamdi Namani.

Sport

21/06/2019 15:43

Skuadra nga qyteti i Gjilanit, në faqen zyrtare të klubit ka njoftuar transferimin e Hamdi Namanit, shkruan lajmi.net.

“Mirë se erdhe Hamdi Namani – Lumi”, thuhej në urimin e FC Dritës.

Me këto përforcime, Drita dëshiron të vendos kandidaturën për titull në Superligën e Kosovës, që sezonin e ardhshëm pritet të jetë edhe më interesant./Lajmi.net/