ZYRTARE: E ardhmja e Durant do merret vesh në Instagram

Bota e NBA do të futet në një aventurë të madhe sonte me fillim nga ora 18:00 (sipas kohës në Amerikë).

Sport

30/06/2019 22:07

Merkatoja do të hapet me yjet kryesorë të ligës që do të jenë si lojtarë të lirë, në pritje të ofertave nga skuadrat.

E basketbollisti që duket se do ta ketë vëmendjen kryesore është Kevin Durant, ylli aktual i Golden State Warriors, shkruan lajmi.net.

Durant ka marrë një vendim të çuditshëm dhe do ta publikojë vendimin e tij për të ardhmen sonte përmes një postimi në llogarinë e tij personale në Instagram, pasi kontata e tij me ‘Luftëtarët’ ka skaduar, raporton ESPN.

Golden State i ka ofruar atij zyrtarisht një kontratë pesë-vjeçare dhe 221 milionë dollarë.

Gjithsesi, Durant ka vendosur që gjithçka të merret vesh sonte në Instagramin e tij. /Lajmi.net/