ZYRTARE: Dragusin rinovon kontratën me Juventusin

Juventus ka rinovuar kontratën me mbrojtësin e ri, Radu Dragusin.

Sport

09/04/2021 17:18

“Bianconerët” bënë zyrtare lajmin për nënshkrimin e kontratës së talentit të ri, transmeton lajmi.net.

Dragusin ka nënshkruar kontratë deri në 30 qershor të vitit 2025.

Rumuni erdhi në Juventus në sezonin 2018/2019 dhe ka vazhduar një rritje stabile në fushë.

Ai kishte luajtur për Primaveran dhe për U-23-shat e Juventisit.

Dragusin bëri debutimin e tij në Ligën e Kampionëve kundër Dinamo Kiev./Lajmi.net/