Zyrtare: Dortmundi nënshkruan me Karim Adeyemi

Borussia Dortmund tashmë e ka zyrtarizuar transferimin e Karim Adeyemi nga Salzburg.

Sport

10/05/2022 17:45

Futbollisti ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare, transmeton lajmi.net.

Mësohet se shuma e transferimit të tij te “milionerët” është hiç më pak sesa 38 milionë euro, transmeton lajmi.net.

Adeyemi ka qenë një ndër emrat më të përfolur këtë merkato.

Ai luan si qendërsulmues dhe do ta zëvendësojë Erling Haaland tashmë të larguar.

Më poshtq gjeni foton e tij me fanelë të Dortmundit. /Lajmi.net/