Zyrtare: Dortmund nënshkruan me Sule
Borussia Dortmund ka njoftuar për transferimin më të ri.
Sport
Skuadra e Dortmund ka arritur marrëveshje me mbrojtësin e Bayern Munich, Niklas Sule, përcjell lajmi.net.
Skuadra ‘Verdh e Zi’ bën të ditur se kanë marrë nënshkrimin e Sule për edicionin 2022/23.
Sule do të mbetet pa kontratë te Bayerni dhe do të shkojë te rivalët e tyre falas.
Nuk dihen detajet e marrëveshjes, por pritet që gjermani të ketë pagë më të lartë sesa te Bayerni. /Lajmi.net/