ZYRTARE: Donnarumma, Hauge dhe Gabbia rezultojnë negativ në testet e COVID-19

Milan ka marrë lajme të mira nga testet e koronavirusit.

Sport

30/10/2020 23:38

Tre lojtarët e infektuar me COVID-19 te skuadra e Milan kanë rezultuar negativ së fundmi.

Portieri Gianluigi Donnarumma, Mattia Gabbia dhe Hague, që të tre kanë rezultuar negativë në testimet e fundit për COVID-19, përcjell lajmi.net.

Donnarumma rezultonte negativ pak orë para ndeshjes që Milan e luante kundër Romës.

Gabbia ka munguar për më gjatë, kurse edhe Hague rezultonte pozitiv në të njëjtën ditë me Donnarumma.

Lajmin për shërimin e tyre e ka konfirmuar faqja zyrtare e Milan. /Lajmi.net/