Zyrtare: Depay në Man Utd

Manchester United ka arritur marrëveshje me PSV Eindhoven për transferimin e mesfushorit ofanziv, Memphis Depay.

Sport

07/05/2015 12:44

Manchester United ka arritur marrëveshje me PSV Eindhoven, për transferimin e mesfushorit të talentuar, Memphis Depay.

21-vjeçari do t’i nënshtrohet testeve mjekësore, para se të nënshkruajë kontratë dhe t’i bashkohet gjigantit nga Old Trafford, gjatë afatit kalimtar të verës.

Red Devils” kanë publikuar një komunikatë në faqen zyrtare duke e konfirmuar marrëveshjen.