Zyrtare: Cristiano Ronaldo shpallet lojtari i shekullit

Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo ka fituar një tjetër trofe të rëndësishëm.

Sport

27/12/2020 17:03

Portugezi u shpall lojtari më i mirë i shekullit nga viti 2001-2020 nga Globe Soccer Award, shkruan lajmi.net.

Në këtë garë, Ronaldo arriti që ta mposhtë rivalin e përbetuar, Lionel Messi, legjendën braziliane Ronaldinho dhe yllin e Liverpoolit, Mohamed Salah.

Ndërkohë, kujtojmë se këtë trofe nuk e kishte fituar askush ndonjëherë./Lajmi.net/