Zyrtare: Courtois rinovon me Chelsean

Chelsea sapo ka konfirmuar se portieri i klubit, Thibaut Courtois ka nënshkruar kontratë të re pesë vjeçare.

Sport

11/09/2014 19:09

Thibaut Courtois ka vërtetuar se karierën e tij dëshiron ta zhvillojë te Chelsea, pasi ka nënshkruar kontratë të re pesë vjeçare.

Portieri i transferua te Blutë e Londrës në vitin 2011 nga skuadra belge, Genku, ndërsa më pas u huazua te Atletico Madridi për tre vite.

“Jam shumë i lumtur për këtë marrëveshje. Kjo kontratë është një gjë shumë e mirë për mua”.

“E ardhmja ime u vendos më herët, mirëpo është mirë që u vendos se unë do jem këtu dhe për pesë vite tjera. Tani unë duhet të fokusohem vetëm në performancat e mia”, ishin fjalët e portierit pasi nënshkroi kontratë të re me Chelsean.