Zyrtare: Chukwueze nënshkruan me AC Milan deri në vitin 2028

Sulmuesi i njohur, Samuel Chukwueze edhe zyrtarisht është futbollisti më i ri i AC Milan. Lojtari i Kombëtares së Nigerisë, ka firmosur kontratë me ekipin nga Serie A deri në qershor të vitit 2028, shkruan Lajmi.net Chukwueze qysh nga viti 2017 ishte pjesë e klubit nga La Liga, Villarreal, ku zhvilloi 207 ndeshje, shënoi 37…

Sport

27/07/2023 17:30

Sulmuesi i njohur, Samuel Chukwueze edhe zyrtarisht është futbollisti më i ri i AC Milan.

Lojtari i Kombëtares së Nigerisë, ka firmosur kontratë me ekipin nga Serie A deri në qershor të vitit 2028, shkruan Lajmi.net

Chukwueze qysh nga viti 2017 ishte pjesë e klubit nga La Liga, Villarreal, ku zhvilloi 207 ndeshje, shënoi 37 goal dhe fitoi një UEFA Europa League.

Ai po ashtu ka luajtur edhe 28 ndeshje me Nigerinë dhe ka shënuar katër gola.

Samuel Chukwueze te AC Milan do ta bartë fanellën me numrin 21./Lajmi.net/