Zyrtare: Chelsea vazhdon me Billy Gilmour
Chelsea ka vazhduar kontratën me mesfushorin e tyre, Billy Gilmour.
Sport
Billy e kaloi sezonin 2021/22 si huazim te Norwich City, por do të rikthehet te ‘Blutë e Londrës’.
21-vjeçari do të jetë lojtar i klubit londinez deri në vitin 2024, këtë e ka konfirmuar vetë klubi.
Gilmour ka 22 paraqitje te Chelsea, duke qenë pjesë e skuadrës së parë nën drejtimin e Frank Lampard dhe Thomas Tuchel në sezonin 2020/21 përpara se të largohej si huazim./Lajmi.net/
Chelsea Football Club has exercised an option to extend @billygilmourrr's contract until 2024! ✍️
— Chelsea FC (@ChelseaFC) June 13, 2022